Jennifer Aniston flet për fëmijërinë e saj dhe tregon si e përjetoi ndarjen e prindërve!
Jennifer Aniston bëhet e sinqertë dhe e vërtetë për jetën e saj personale në një intervistë të re dhe të gjatë. Ylli i “Friends” kujton dëshirën e saj për mëmësinë, luftërat e fertilitetit, thashethemet e dhimbshme të shtatzënisë që e munduan atë për vite me rradhë.
Ajo tregoi gjithashtu dhimbjen e divorcit të prindërve, përfitimet e heqjes dorë nga pakënaqësitë dhe faljen e nënës dhe babait të saj më vonë në jetë. “Mendoj se divorci i mamasë time me të vërtetë e prishi gjithçka”, tha Aniston kur u pyet për fëmijërinë dhe edukimin e saj në Los Angeles dhe Nju Jork për shkak të karrierës së babait të saj si aktor.
Por pas vitesh reflektimi, ajo tani është në gjendje të shohë disa nga kufizimet nëpër të cilat duhej të kalonte dikush nga brezi i nënës së saj. “Në atë brez nuk ishte si ‘Shko në terapi, fol me dikë.’ Ju po kaloni jetën dhe po e merrni fëmijën tuaj me lot në fytyrë dhe nuk keni asnjë ndihmë”, shtoi ajo, duke iu referuar situatës së nënës së saj.
Unë e kam falur mamin. Unë e kam falur babain tim. Unë e kam falur familjen time.
Pasi ka korrur përfitimet e faljes, ylli i “The Morning Show” tani e di vetë se sa e rëndësishme është të heqësh dorë nga momentet e dëmshme të mbështjella me pakënaqësi.