Nuk di të ndalet, Nick Cannon së shpejti baba për herë të 12-të!
Komediani i njohur Nick Cannon është gati për të mirëpritur fëmijën e tij të 12-të. Abby De La Rosa e cila tashmë është nëna e djemve binjakë 1-vjeçar të Cannon, Zion dhe Zillion konfirmoi se Nick është babai i fëmijës që pret.
Në një postim në Instagram Abby shkruante:
Një natë me një Peshore mund të kthehet në 3-4 vjet, ki kujdes. Një natë u shndërrua në katër vjet dhe tre fëmijë shumë shpejt… Unë nuk shoh gënjeshtra këtu. Të gjithë do të jeni të sigurt.
Ditëlindja e Cannonit më 8 tetor do të thotë se është një Peshore në horoskop.
Rikujtojmë, se së fundmi, Alyssa Scott ka konfirmuar se është shtatzënë me fëmijën e 11-të të Cannon përmes disa fotografive që ka publikuar në rrjete sociale. Modelja publikoi dy foto në Instagram, ku shfaqej në një vaskë bashkë me yllin e “Masked Singer”. Ylli, që është në pritje të ëmbël, u shfaq në këmbë ndërkohë që prezantuesi televiziv e shikonte dhe mbante dorën te barku i rrumbullakosur.
Ndërkaq, Cannon ka shtatë fëmijë të tjerë me katër gra të tjera. Nick u bë baba për herë të nëntë rreth një muaj më parë nga romanca me modelen 40-vjeçare, LaNisha Cole. Më pas komediani dhe modelja Brittany Bell u bënë sërish prindër. Prezantuesi i “Wild ‘N Out” zbuloi se modelja 34-vjeçare është shtatzënë me fëmijën e tyre të tretë së bashku dhe të dhjetin për të.