Pjesë e koleksionit të Paul Allen, shitet me një çmim rekord piktura e Georges Seurat!

vovalbania November 10, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pjesë e koleksionit të Paul Allen, shitet me një çmim rekord piktura e Georges Seurat!

Së fundmi është shitur me një çmim rekord piktura e Georges Seurat “Les Poseuses”, pjesë e koleksionit të Paul Allen. Piktura u shit për 149 milionë dollarë, nga shtëpia e ankandeve Christie’s në Nju-Jork, pesë herë më shumë se rekordi i mëparshëm i artistit. Bashkëthemeluesi i Microsoft, i cili ndërroi jetë nga limfoma në vitin 2018, kishte vendosur të shiste të gjitha veprat e tij për të mbledhur fonde për qëllime filantropike.

Vepra të tjera të koleksionit Allen janë shitur me çmime rekord si “La Montaigne Sainte-Victoire” i Paul Cezanne që u shit për 138 milionë dollarë, ndërsa “Maternité II” i Paul Gauguin trefishoi rekordin e mëparshëm në mbi 105 milionë dollarë. I gjithë koleksioni i Allen u shit për 1.5 miliardë dollarë. Së bashku me Bill Gates, ai themeloi Microsoft-in, por gjatë jetës së tij Paul Allen kishte zhvilluar një pasion për artin që e kishte shtyrë të mblidhte deri në 150 vepra të shkëlqyera.

Tani të gjitha ato kanë dalë në ankand, siç kishte kërkuar ai në testamentin e tij dhe ishte shitja me fitimin më të lartë në historinë e ankandit, duke mposhtur rekordin prej 922 milionë dollarësh të vendosur gjashtë muaj më parë kur Sotheby’s likuidoi koleksionin e Harry-t dhe Linda Macklowe, ku zgjidhja e divorcit të të cilit parashikonte një ndarje solomonike të pikturave dhe skulpturave në shtëpi. Mijëra vetë u rreshtuan për të parë veprat para shitjes,

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65240 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE