“Braverman të kërkojë falje, stop racizmit”, shqiptarët në Londër nuk ndalen dhe bëjn lëvizjen emergjente në Britani

vovalbania November 12, 2022 0 koment 3 Mund të lexoni në minuta.
“Braverman të kërkojë falje, stop racizmit”, shqiptarët në Londër nuk ndalen dhe bëjn lëvizjen emergjente në Britani

Rreth 3500 emigrantë shqiptarë protestuan sot në Ëestminster Bridge, pranë parlamentit në Londër kundër retorikës në kufijtë e racizmit nga ana e sekretares së brendshme britanike Suela Braverman.

Protestuesit, shqiptarë që punojnë e jetojnë në Mbretërinë e Bashkuar, kanë nisur sakaq firmosjen e një peticioni ku kërkojnë ti jepet fund fushatës së shpifjeve dhe racizmit.

Teksti i peticionit:

Gjatë muajve të fundit komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar ka qenë objekt i një sulmi të pamëshirshëm dhe të paprecedentë nga media të caktuara britanike, të cilat me narrativat e tyre të shtrembëruara kanë kontribuar në krijimin e një perceptimi negativ për komunitetin tonë. Në këtë fushatë të dëmshme kanë kontribuar edhe deklaratat dhe përfshirja e segmenteve të caktuara të politikës britanike, që rrjedhin nga raportet e agjencive ligjzbatuese ku përmendet kombësia e atyre që janë të përfshirë në aktivitete të paligjshme.

Për të gjithë ata që u mungon tabloja e plotë, duam të bëjmë të ditur se komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar numëron rreth 140 mijë njerëz. Dy të tretat e këtyre shifrave janë me origjinë nga Italia dhe Greqia, për shkak të krizave ekonomike të viteve 2008-2014 në këto vende, dhe pjesa tjetër ka ardhur legalisht në fillim të viteve ’90. Ne i jemi mirënjohës këtij vendi për atë që na ka ofruar dhe ka dhënë mundësinë për t’u integruar në shoqërinë më të gjerë britanike.

Për më shumë se dy dekada ne jemi taksapagues të rregullt të këtij vendi dhe qytetarë që i binden ligjit. Arsyet pse kemi zgjedhur këtë vend janë të ndryshme, por më e rëndësishmja është mundësia për prosperitet individual që ofron ky vend – për këtë fakt ky vend pret gjermanë, francezë, amerikanë etj. – por për ne shqiptarët është se në këtë vend të madh asnjëri prej nesh nuk ndihet i huaj apo i paragjykuar për shkak të ngjyrës së lëkurës, përkatësisë fetare apo kombësisë.

Falë këtij realiteti, vetëm në Londër janë 1200 biznese të drejtuara nga shqiptarë. 58 akademikë japin leksione në audiencat e universiteteve në të gjithë vendin, ndërkohë që dhjetëra të rinj të arsimuar shqiptarë punojnë në Qendrën Financiare të Qytetit. Por kjo anë e historisë, ajo e mira, ajo më e mira, shpesh humbet ose fshihet me dëshirë nga segmentet e përzgjedhura të medias dhe politikës britanike, të cilët me një axhendë të qartë raciste në sfond i portretizojnë me zë të lartë shqiptarët si ‘kriminelë’ dhe ‘trafikantë të qenieve njerëzore’.

Sulmi, i huaj për traditën britanike, ka ndikuar dhe ka krijuar një perceptim negativ për ne në mendjet e njerëzve normalë britanikë me të cilët ndërveprojmë çdo ditë. Historia ka treguar se krijimi i perceptimeve negative çon në vendosjen e stereotipeve të cilat nga ana e tyre çojnë dhe kanë vetëm rezultat, RACIZMIN.

Në këtë fazë, ne nuk e dimë qëllimin dhe axhendën e qartë pas retorikës malinje që buron nga media dhe politikanë individualë, të përfshirë në mënyrë aktive në fushatën e shpifjes. Në këtë histori, ajo që ne dimë si fakt është se është përgjegjësi personale për të gjithë ata që shkelin ligjin dhe duhet të mbajnë përgjegjësi.

Origjina etnike, përkatësia politike, bindjet fetare, ngjyra e lëkurës apo orientimi seksual nuk janë elementët përcaktues të profilit të individit që shkel ligjin. Për të njëjtat arsye, ne komuniteti shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar, me këtë peticion kërkojmë STOP kësaj fushate shpifjeje dhe RACISTE. Sekretarja e Brendshme, znj. Suella Braverman, duhet t’i kërkojë falje komunitetit shqiptar në Mbretërinë e Bashkuar dhe shqiptarëve në tërësi për përdorimin e terminologjisë së papranueshme ndaj tyre. Përveç kësaj, ne u bëjmë thirrje agjencive të zbatimit të ligjit që të ndërpresin praktikën e përmendjes së kombësisë së atyre që shkelin ligjet e këtij vendi në raportet e tyre publike.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE