“Hilary Duff humbi virgjërinë me Aaron Carter…”/Aktorja e njohur irritohet pas shkrimeve të paautorizuara!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Hilary Duff humbi virgjërinë me Aaron Carter…”/Aktorja e njohur irritohet pas shkrimeve të paautorizuara!

Së fundmi, ekipi menaxhues i të ndjerit Aaron Carter ka kritikuar për një publikim ‘të pahijshëm’ dhe ‘të paautorizuar’ të kujtimeve të papërfunduara të yllit të ndjerë, në më pak se një javë pas vdekjes së tij. “Në pak ditë pas vdekjes së mikut tonë të dashur, ne jemi përpjekur të fshehim dhimbjen, ndërkohë që duhet të përballemi me publikime të pahijshme dhe të paautorizuara, duke përfshirë një album, një këngë dhe tani një libër”, thuhet në një deklaratë të Taylor Helgeson.

Në këto shkrime pretendohet se aktorja Hilary Duff ka humbur virgjërinë në moshën 13-vjeçare teksa ishte në një lidhje me artistin. Ekipi menaxhues i Aaron deklaroi duke thënë se:

Ne si ekipi menaxhues i Aaron dëshirojmë të falënderojmë Hilary Duff për deklaratën e saj në lidhje me librin që do të dalë në treg.

Një ditë pas vdekjes së tij, albumi i Aaron “Blacklisted’ u publikua nga producentët Morgan Matthews dhe John Wyatt Johnson. Ishte menduar të dilte më 7 dhjetor, që do të ishte ditëlindja e 35-të e këngëtarit. Deklarata e ekipit menaxhues vijon duke thënë:

Kjo është një kohë për zi dhe për reflektim, jo për të kërkuar vëmendje. Ne do t’u kërkojmë palëve përgjegjëse të heqin përmbajtjen e lartpërmendur dhe që asnjë përmbajtje tjetër të mos publikohet pa miratimin e familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Hilary shprehu indinjatën e saj pasi mësoi se Aaron përfshinte pretendimin se ajo humbi virgjërinë me yllin e popit kur ajo ishte 13 vjeçe dhe ai 12-të. Këngëtari Aaron dhe Hilary u takuan në vitin 2000 dhe ishin në lidhje deri në vitin 2003 me tregimin pas vdekjes së yllit “Aaron Carter: An Incomplete Story of a Incomplete Life” duke pretenduar se dyshja humbën virgjërinë me njëri-tjetrin. Hilary u shpreh se:

Është vërtet e trishtueshme që brenda një jave pas vdekjes së Aaron, ka një botues që duket se po e shtyn në mënyrë të pamatur një libër për të përfituar nga kjo tragjedi pa marrë kohën ose kujdesin e duhur për të kontrolluar faktet dhe vlefshmërinë e punës së tij. E neveritshme!

Kujtimet e tij u shkruan bashkë me autorin Andy Symonds për tre vjet dhe do të publikohen nga Ballast Books më 15 nëntor. Rikujtojmë, se e fejuara e këngëtarit të ndjerë, Melanie Martin ka reaguar pas lajmit për vdekjen e tij duke shprehur se zemra e saj është “plotësisht e thyer”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65715 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE