Kuiz/Kë do të zgjidhnit të merrnit në makinën tuaj dhe pse?
Imagjinoni që jeni në këtë situatë: Një natë të errët, po drejtoni makinën tuaj dhe papritmas shihni 3 persona në një stacion autobusi.
Këta njerëz janë:
Nëse makina juaj do të ishte me dy vende, cilin nga 3 personat e mësipërm do të zgjidhnit të merrnit me vete?
Përgjigja e saktë:
Mund t’ia ofroni sediljen në makinë gruas së vjetër që duket e sëmurë, ose mund t’ia jepni vendin mikut tuaj të vjetër që ju shpëtoi jetën në të kaluarën, duke ia kthyer në mënyrë të vogël favorin që i detyroheni. Por kur do të kishit fatin të takoni sërish gjysmën tjetër?
Vetëm një nga 200 kandidatët iu përgjigj saktë pyetjes së mësipërme në intervistë dhe mori pozicionin në kompani. Përgjigja e saktë që ai dha është kjo: “Unë do t’i jepja çelësat e makinës mikut tim të vjetër dhe do t’i thoja ta çonte plakën në spital, ndërsa unë do të rrija me gruan e ëndrrave të mia“.
Ndonjëherë duhet të mendojmë jashtë kutisë së ngushtë të logjikës dhe të zgjedhim zgjidhje kreative si ajo e mësipërme për të zgjidhur probleme komplekse.