Llogorasë i shtohet një alternativë, “Shtegu i Biçikletave”!

vovalbania November 12, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Llogorasë i shtohet një alternativë, “Shtegu i Biçikletave”!

Tashmë në Vlorë, Parku Kombëtar i Llogorasë po ofron një alternativë të re për të shijuar një shëtitje në pyllin e dendur me pisha shekullore dhe ai është “Shtegu i Biçikletave”, i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat. Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura, AKZM ndau pamje nga këto shtigje, duke ftuar të pasionuarit pas ngjitjeve në mal që ta vizitojnë këtë shteg.

Shtegu i Biçikletave, vetëm dy minuta larg nga Qendra e Vizitorëve, ofron mundësinë për shëtitje në këmbë e gjithashtu me biçikletë, pa përjashtuar edhe shëtitjet me kuaj. Me një gjatësi rreth 2.5 km, shtegu është i përshtatshëm për të gjitha grupmoshat e mund të realizohet në çdo kohë.

Parku Kombëtar i Llogorasë numëron 23 km shtigje, të cilat siç njoftohet janë pastruar e gjithashtu pajisur me sinjalistika informuese, orientuese dhe edukuese.

Shtigjet në Llogora ofrojnë një rrugëtim fantastik përmes peizazheve natyrore e biodiversitetit unik.

Siç edhe dihet, Parku Kombëtar i Llogorasë ndodhet në jug të qytetit të Vlorës, në një distancë prej 40 km. Territori i tij zë një hapësirë prej 810 hektarësh e shtrihet në lartësitë nga 470 deri në 2,018 metra mbi nivelin e detit. Llogoraja vizitohet në të katër stinët e vitit, si dhe përbën një rrugëkalim që lidh Vlorën me jugun e territorit deri në Sarandë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65785 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE