Tiranë, goditje kontrabandës së cigareve/Evidentohen tre raste, një i arrestuar në flagrancë!

vovalbania November 13, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tiranë, goditje kontrabandës së cigareve/Evidentohen tre raste, një i arrestuar në flagrancë!

Një person u arrestua dhe për tre të tjerë nisi procedimi penal nga blutë e kryeqytetit, në operacione të ndryshme policore lidhur me goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike. Tre raste të raportuara në Tiranë kishin të bënin me kontrabandë të mallrave. Gjatë kontrolleve, u kapën dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara si të kontrabanduara. Ato u sekuestruan në cilësinë e provës materiale dhe për veprime të mëtejshme procedurale, materialet në ngarkim i kaluan Prokurorisë Tiranë. Në flagrancë, u arrestua një 34-vjeçar në kryeqytet, banues në Tiranë.

Njoftimi Zyrtar:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare në Tiranë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërive në fushën e krimeve ekonomike, kanë vijuar kontrollet në automjete e në subjekte të ndryshme tregtare. Si rezultat kanë evidentuar dhe goditur tre raste të kontrabandës së mallrave. Në vijim të veprimeve për këto raste, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. M., 34 vjeç, banues në Tiranë dhe u proceduan penalisht shtetasit I. D., 31 vjeç, A. M., 35 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjatë kontrolleve të ushtruara nga shërbimet e Policisë, në automjetet që këta shtetas drejtonin, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, dhjetëra steka me paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara.

Gjithashtu, nga specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare u referuan materialet dhe nisi procedimi penal për shtetasin G. H., 22 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin e shtetasit G. H., në rrugën “Medar Shtylla”, u konstatua se ky shtetas nuk e kishte regjistruar këtë aktivitet në organet kompetente. Në vijim, shërbimet e Policisë, gjetën në aparatin celular të 22-vjeçarit, faqe online që shërbenin për vendosjen e basteve sportive.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE