Deklarata e Fedez shokon njerëzit: “Pas betejës me kancerin u bëra njeri më i keq…”!
Këngëtari i njohur italian Fedez ka folur së fundmi për fitoren e tij ndaj kancerit, në një podcast në YouTube “Wild Moss”. Reperi ka zbuluar se është bërë njeri më i keq pasi kaloi kancerin e rrallë neuroendokrin të pankreasit.
Kur u sëmura nga kanceri, historia që duhet të ketë qenë në kokën time ishte: ‘Unë kisha kancer dhe rrjedhimisht kjo përvojë do të më përmirësojë si qenie njerëzore’. Kush e tha këtë? Me kalimin e kohës, jeta ime u përkeqësua, u futa në depresion dhe u bëra një qenie njerëzore më e keqe. Kjo është gjëja më interesante për kancerin tim. Pse duhet të jem një person më i mirë?
Deklarata e tij la të shokuar ndjekësit duke bërë që të shpërndahet menjëherë në rrjet. E gjithë kjo eksperiencë aspak e mirë për Fedez mesa duket i ka ndikuar tek raporti që ai ka tani e tutje me paratë. Së fundmi, ai ka shprehur se:
Para se të kisha kancer, kisha një objektiv parash, ishte 200 milion euro. Tani nuk më intereson më, është një objektiv që nuk ka më kuptim dhe a e dini pse? Sepse supozoni se arrin në 200, atëherë dëshironi gjithmonë më shumë, pastaj është 300, pastaj 400. Pastaj arrin miliardën dhe në çdo rast kupton që nuk është ky qëllimi final. Sëmundja ka ndryshuar marrëdhënien time me paranë.
Rikujtojmë se më 26 Gusht nisi eventi i shumëpritur “Tirana Sunny Hill Festival”. Emra të mëdhenj u ngjitën në skenën e festivalit përballë një panorame të mrekullueshme te Liqeni Artificial i Tiranës, ku skena dhe çdo detaj tjetër ishte mëse gati të mirëpriste edicionin e parë të këtij eventi muzikor në Shqipëri.
Në mesin e artistëve të huaj që interpretuan disa nga hitet e tyre ishte dhe reperi italian Fedez. Kjo ishte gjithashtu hera e parë që reperi performoi në vendin tonë. Ylli italian dhuroi super spektakël duke performuar disa prej hiteve më të mira të tij. Teksa ndodhej në skenë, reperi zbuloi se fjala e vetme që di shqip është një sharje.