“Është jetë a vdekje”? Çfarë po paralajmëron Sali Berisha
Kryetari i PD-së Sali Berisha i ftuar në një intervistë televizive ka deklaruar se sipas tij Edi Rama në çdo skemë që bën, e bën për të grabitur zgjedhjet dhe opozitën.
Sali Berisha: Unë shoh Edi Ramën në çdo skemë që bën, e bën për të grabitur zgjedhjet. Do të grabisë opozitën. Do që të asgjësojë PD-në, ta kthejë atë në parti 2%. Nëse na prek flamurin atëherë unë besoj se demokratët do dinë t’i përgjigjen. Nëse mendon të konfiskojë flamurin, demokratët do të reagojnë, është betejë për jetë a vdekje. Nuk është flamur për t’u dorëzuar, është një flamur që ka përmbysur komunizmin. Nuk është flamur për t’u dorëzuar apo rrëmbyer. Një njeri që në mënyrën më të pacipë, shtyn gjyqin tre herë dhe e cakton gjyqin në datën 6 dhjetor, ditën e Samitit dhe ne do t’i përgjigjemi. Beteja për flamurin është e shenjtë. Ne kemi filluar përgjigjet