Grida Duma e nis emisionin duke rrëfyer bisedën me Lulzim Bashën: Ja çfarë më tha kur i kërkova të përdorte një gjuhë më të kuptueshme për shqiptarët

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Grida Duma e nis emisionin duke rrëfyer bisedën me Lulzim Bashën: Ja çfarë më tha kur i kërkova të përdorte një gjuhë më të kuptueshme për shqiptarët

Grida Duma është shfaqur sot për herë të parë në profesionin e saj të ri, moderatore e emisioinit “Top-Sotory”, një kthesë në karrierë që e ndërmori duke sakrifikuar mandatin e deputetit.

Duma e ka nisur emisionin në pjesën e parë me një monolog disa minutësh, ku ndër të tjera ka rrëfyer edhe një bisedë që kishte bërë më herët me kryetarin në atë kohë të PD-së, Lulzim Basha.

Ajo rrëfeu se si i kishte kërkuar Bashës që të përdorte një gjuhë më të kuptueshme për shqiptarët, duke lënë mënjanë termat e komplikuar, por përgjigja e tij e bëri që “të nënqeshë”.

Duma e mbylli prologun duke thënë se me ato që ka parë në Kuvend vështirë se do ta gënjejë dikush në studio.

Të ftuarit e parë të emisionit të saj janë Berat Buzhala, Arjan Curri dhe Dritan Hila.

Pjesë nga rrëfimi i Dumës:

Tentova të bëj në bisedë, tentova t’i them hapur një gjë, nga mënyra se si po e shpalosnim ne programin. Është e pamundur i them, nuk mund të vazhdojmë me këto terma GDP, PPP, ndaj të shohim se çfarë mund të bëjmë që të frymëzojmë njerëzit. Që të na kuptojnë. Më tha do kemi rritje ekonomike kur të qeverisin dhe të tjerat do të vijnë vetiu. Nënqesha, i thashë gjërat e tjera, shanset nuk vijnë vetë. Të investohemi te njerëzit, të investohemi tek më të mirët. Te qindra që kemi në institucionet tona, që të kenë frymën perëndimore. E thash vetëm kaq, unë do ivestohem te njerëzit, dhe sonte jam këtu. Do investohem te njerëzit dhe aftësitë, sepse shqiptarëve nuk i mungojnë aftësitë, por mundësitë.

Kjo që po bëj tani, që po komunikoj me shumë shqiptarë është gjëja më serioze që më ka ndodhur. Mendoj që kam hyrë në politikë jo në ditën që kam hyrë në një strukturë partie, hyra nga media në politikë. Gara në këtë vend nuk është vrarë nga ekonomia e tregut, gara në këtë vend, meritokracia është vrarë nga kryetarët. Ata janë të parët që në një vend post-komunist paracaktojnë garat. Një kryetar e di shumë mirë që mjafton një simbolikë e vetme, sikur ta marrë atë kandidatin në një foto në krahun e djathtë, dihet kush do fitojë. Me sa kam parë aty në Kuvend, këtu është vështirë që të më gënjejë njeri.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65738 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE