Keni rënë në dashuri me ish-të dashurin e shoqes suaj të ngushtë?! Ja si të veproni në të tilla situata!

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Keni rënë në dashuri me ish-të dashurin e shoqes suaj të ngushtë?! Ja si të veproni në të tilla situata!

Kot nuk thuhet që dashuria është e verbër. Imagjinoni nëse zemra juaj fillon të rrahë për ish të dashurin e shoqes suaj më të ngushtë. Çfarë të bëni në të tillë situatë super të sikletshme? Imagjinoni skenën dhe nuk do t’ju duket edhe aq e pamundur. Me shoqen jeni të pandashme, pini kafe dhe ndani problemet. Ajo ka qenë madje për një kohë të gjatë në lidhje me atë djalin, janë ndarë dhe ajo e ka vuajtur gjatë ndarjen.

Ndërkaq, ti je njohur me këtë djalin nëpërmjet rrjeteve sociale, pastaj nëpërmjet telefonit, keni shkuar të pini kafe dhe më pas ke kuptuar që ke rënë në dashuri me të. Situatë e pakëndshme, apo jo? Pyetja e parë të cilën duhet t’ia bësh vetes në një situatë të tillë është nëse të bren ndërgjegjja për këtë gjë. Shoqja juaj nuk do të jetë edhe aq e lumtur për këtë gjë, prandaj kini kujdes me veprimet tuaja. Bëja vetes pyetjen: ‘A të pëlqen vërtet aq shumë ai person sa të sakrifikosh shoqërinë tënde prej disa vitesh?’

Ti as nuk e di si do të shkojë lidhja me të, ke pasigurira për të ardhmen me të dhe madje e pyet veten nëse do të jesh e lumtur krah tij. E rëndësishme është të ndiqni instiktet tuaja dhe me siguri nuk do të gabosh, edhe pse në situata të tilla nuk ka asnjëherë një përgjigje që të nxjerr nga situata. Në situata të tilla dikush nga ju të tre do të jetë i lënduar, prandaj kini kujdes me veprimet që bëni, pastaj merrni një vendim. Kurrë mos luaj me ndjenjat e tjetrit, sepse një ditë do të mund t’ju ndodhë e njëjta gjë edhe juve!

E dimë tanimë që çdo vajzë pasi ndahet nga i dashuri vendi i parë ku shkon të ‘rrëfehet’ dhe të qajë hallet është pikërisht tek shoqja e saj e ngushtë. Ndërkaq, imagjino të ndaheni edhe nga shoqja e ngushtë dhe të mos flisni më me njëra-tjetrën. Sigurisht, dhimbja shtohet. Por, asnjëherë nuk duhet të demoralizoheni! Mos u përpiqni t’i mbyllni ju gjërat. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE