Protestat në Iran, BE shton sanksionet ndaj Teheranit!

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Protestat në Iran, BE shton sanksionet ndaj Teheranit!

Ministrat e Punëve të Jashtme të BE-së ranë dakord për sanksione të mëtejshme kundër Iranit, në përgjigje të shtypjes së dhunshme të Teheranit ndaj protestave antiqeveritare. Masat e reja pritet të prekin 31 individë e subjekte, duke përfshirë, për shembull, përfaqësues të lartë të policisë dhe forcave paraushtarake Basij. Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, duke folur në Bruksel, u shpreh:

Sanksionet duhet të dërgojnë një sinjal të qartë për ata që janë përgjegjës që besojnë se mund të shtypin, frikësojnë dhe vrasin njerëzit e tyre pa pasoja.

Protestat mbarëkombëtare u shkaktuan nga vdekja e Mahsa Aminit në shtator. Gruaja kurde 22-vjeçare vdiq pasi u ndalua nga policia iraniane për moral, sepse mbulesa e saj nuk përputhej me standardet strikte të vendit në lidhje me veshjen publike për gratë.

Kjo është hera e tretë në javët e fundit që BE-ja vendos masa ndëshkuese ndaj Republikës Islamike. Ndërkohë, në fokus të takimit në Bruksel të ministrave të Punëve të Jashtme të Unionit janë edhe çështje të tjera.

Ata diskutojnë edhe për ndikimin në Ballkanin Perëndimor të pushtimit rus të Ukrainës, si dhe për zgjerimin e BE-së. Diskutimi vjen në prag të një samiti mes Bllokut e Ballkanit Perëndimor, më 6 dhjetor në Tiranë. Në fokus edhe kriza energjetike në Ballkanin Perëndimor, si dhe ndihma që Blloku po u ofron vendeve të rajonit në këtë aspekt.

Sa u përket raporteve mes Kosovës e Serbisë, ministrat pritet të përsërisin thirrjet për angazhimin konstruktiv të palëve në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve. Kjo që të ulen tensionet, të cilat kanë kulmuar me përplasjet për riregjistrimin e targave të makinave. Më herët, Kosovës e Serbisë, shefi i diplomacisë së Unionit, Borrell, i dorëzoi një propozim për zgjidhjen e krizës aktuale.

Një gjykatë në Iran dha dënimin e parë me vdekje për një person të arrestuar për pjesëmarrje në protestat që kanë përfshirë këtë vend. Media shtetërore e Iranit raportoi se Gjykata Revolucionare në Teheran ka konstatuar se i pandehuri i ka vënë zjarrin një objekti qeveritar dhe se është fajtor për “armiqësi kundër Zotit”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE