Tani kanë të njëjtin emër dhe mbiemër, çifti i njohur kurorëzohet në martesë!

vovalbania November 14, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Tani kanë të njëjtin emër dhe mbiemër, çifti i njohur kurorëzohet në martesë!

Taylor Lautner dhe e dashura e tij për një kohë të gjatë Taylor Dome u martuan në Epoch Estate Wines, jashtë Paso Robles, Kaliforni fundjavën që lamë pas, saktësisht një vit pasi u fejuan. Ata shkëmbyen betimet të rrethuar nga afërsisht 100 miqtë e tyre më të ngushtë dhe familjarët.

Ylli i “Twilight”, 30 vjeç dhe partnerja e tij, 24 vjeçe, ndanë një puthje të parë pasionante si burrë e grua mes të ftuarve në atë ambient romantik gjatë perëndimit të diellit. Tashmë ata kanë të njëjtin emër dhe të njëjtin mbiemër me njëri-tjetrin.

Dyshja u njohën në vitin 2018 dhe filluan të takoheshin me njëri-tjetrin në të njëjtin vit. Në muajin gusht, Lautner bëri shaka duke thënë se partnerja do të merrte mbiemrin e tij kur të martoheshin, duke u quajtur të dy Taylor Lautner.

Aktori i propozoi të dashurës së tij saktësisht një vit më parë më 11 nëntor 2021, me një unazë platini me gur diamanti me prerje ovale, të bërë me porosi nga Ring Concierge. Të dy ata e ndanë lajmin me fansat e tyre nëpërmjet disa postimeve romantike në Instagram.

Rikujtojmë, se para marrëdhënies së tij me Dome, Lautner ka pasur një sërë marrëdhëniesh me vajza të njohura të showbiz-it. Ai doli me aktoren Billie Lourd për rreth 7 muaj, përpara se të ndahej në vitin 2017.

Dikur ai ka qenë gjithashtu në lidhje me disa aktore të tjera, duke përfshirë Lily Collins, Maika Monroe, Maria Avgeropoulos dhe Selena Gomez. Lautner ishte gjithashtu në një romancë të shkurtër, por shumë të përfolur me këngëtaren Taylor Swift.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE