Vetëm pak ditë pas publikimit, bashkëpunimi i Erës dhe reperit Buta arrin mbi 1 milion klikime!
Era Istrefi, një nga këngëtaret e njohura shqiptare, e cila para pak kohë bëri një mungese të gjatë nga projektet muzikore për t’u rikthyer fuqishëm pasionit të saj, duke publikuar jo një, por disa këngë të reja shumë të suksesshme. Duket se tanimë, erdhi koha që bukuroshja të vazhdojë karrierën e saj muzikore atje ku e ka lënë, për të sjellë projekte të tjera të reja.
Epo duket se Era nuk ka të ndalur. Pas suksesit të pamohueshëm me këngën e saj të fundit, “Hala” në bashkëpunim me reperin e njohur Don Xhoni, artistja erdhi me një projekt të ri muzikor më shpejt seç mund ta mendonim. Duket se bukuroshes po i pëlqejnë duetet me reperët dhe vetëm pak ditë më parë ka lançuar këngën më të re në bashkëpunim me Butën. ‘5AM’ deri më tani ka rezultuar shumë e suksesshme pasi është bërë virale në TikTok dhe ka kaluar 1 milion klikime në platformën YouTube.
Nuk quhet festë e Halloween-it nëse në club-et e natës apo në rrugë, nuk shihni vajza me kostume seksi të veshura si infermiere, djallushe, apo në uniformë shkolle. Padyshim që edhe VIP-at tanë e të huaj janë pjesë e këtij trendi dhe shpesh bëhen inspirim për njerëzit. Por, çfarë ndodh në rastet kur bëhen frymëzim për njëra- tjetrën?
Një gjë e tillë ka ndodhur me Antonela Berishën dhe dy motrat Istrefi. Teksa, Nora dhe Era kanë ndarë me ne ‘look-un’ e tyre për Halloween, teksa janë shfaqur të veshura me ‘body duke pozuar për revistën e PlayBoy’. Mund të themi me plot gojë se dy bukuroshet dukeshin me të vërtetë shumë seksi, por nuk ishin të vetmet.