Kërcënimet e Rusisë, BE-ja planifikon rritjen e shpenzimeve ushtarake!

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kërcënimet e Rusisë, BE-ja planifikon rritjen e shpenzimeve ushtarake!

Bashkimi Evropian po planifikon të rrisë shpenzimet për mbrojtjen me 70 miliardë euro deri në 2025-n, për të mbushur boshllëqet në kapacitetet e tij.

Pasi dërguan armatime të shumta në Ukrainë, shtetet anëtare duhet të rimbushin stoqet e boshatisura.

Në Këshillin e Mbrojtjes të BE-së, Përfaqësuesi i Lartë i Unionit, Josep Borrell insistoi për një mekanizëm të përbashkët prokurimesh për armët, njësoj si ai i përdorur për vaksinat gjatë pandemisë.

“Me rëndësi është të jemi bashkë. Të shmangim ndarjen e tregut për të shmangur konkurrencën. Ta parandalojmë atë që ndodhi me vaksinat. Të gjithë së bashku arrijmë një çmim më të mirë, cilësi më të mirë dhe veprim në kohën e duhur”, tha ai.

Një prej rreziqeve është mundësia se kërkesa për armatime pa një projekt të përbashkët mund të çojë në fragmentarizimin e mëtejshëm të tregut.

Sipas ekspertëve, qeveritë që dërguan armë në Ukrainë tani po shohin mungesa në magazinat e tyre, sidomos sa i takon municioneve, artilerive dhe llojeve të ndryshme të raketave. Pikërisht këtu do të jetë fokusi, sepse për një pjesë të vendeve nuk do të jetë e lehtë.

“Kur bëhet fjalë për pajisje standarde, si për shembull municionet, ku shumat financiare të përfshira nuk janë shumë të larta, është e arsyeshme të presim që bashkëpunimi të ndodhë. Në këtë aspekt, brenda kornizës së NATO-s kemi pasur shembuj pozitivë. Por kur bëhet fjalë për projekte të mëdha, si për shembull blerja e mjeteve luftarake ajrore, anijeve dhe tankeve ka një histori të gjatë përpjekjesh brenda BE-së ose NATO-s të cilat kanë dështuar.

Vendet janë shkëputur nga bashkëpunimi. Planet kanë ecur në mënyrë individuale, duke u bazuar tek mundësitë politike, ato teknike dhe madje tek interesat kombëtare të industrisë së armëve”, u shpreh Peter Vezman, studiues në Institutin e Kërkimeve për Paqen në Stokholm.

Vezmen paralajmëron gjithashtu se ky proces mund të kërkojë vite, në mos dekada, pasi për të vendosur se çfarë do të blihet dhe kush do ketë rolin drejtues kërkon kohë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE