Rezoluta e OKB-së, reagon Rusia: Nuk lejojmë Perëndimin të na konfiskojë pasuritë!

vovalbania November 15, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Rezoluta e OKB-së, reagon Rusia: Nuk lejojmë Perëndimin të na konfiskojë pasuritë!

Kremlini reagoi ashpër ndaj rezolutës së OKB-së për ta detyruar të paguajë dëmet e luftës në Ukrainë, të nisur pikërisht prej Rusisë. Moska e bëri të qartë se se do të bëjë ç’është e mundur për të mos lejuar perëndimin të konfiskojë pasuritë e tij për të paguar për dëmet e shkaktuara në Ukrainë. Rezoluta, e miratuar nga 94 prej 193 anëtarëve të OKB-së, theksonte se Rusia, e cila e nisi luftën kundër Ukrainës në shkurt, “duhet të mbajë përgjegjësi për gjithë pasojat ligjore të veprimeve të saj, duke përfshirë kompensimin për çdo dëm”. Ambasadori i Ukrainës në OKB Sergiy Kyslytsya tha se Rusia ka goditur gjithçka, nga fabrikat deri te ndërtesat civile dhe spitalet. Ndërsa përfaqësuesi rus në në OKB, Vassily Nebenzia i tha Asamblesë së Përgjithshme se dispozitat e rezolutës janë “ligjërisht të pavlefshme”.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov e akuzoi Perëndimin për “shantazh” dhe për “shkelje të të gjitha rregullave të pronës private dhe të drejtës ndërkombëtare”.

“Ata që e organizuan këtë po përpiqen të përfundojnë procesin e grabitjes së rezervave tona të arit dhe valutës, të cilat janë ngrirë absolutisht në mënyrë të paligjshme. Ky është zyrtarizimi i grabitjes duke përdorur Kombet e Bashkuara.”- tha Dimitri Peskov, zëdhënës i Kremlinit

Katërmbëdhjetë vende votuan kundër rezolutës të hënën, duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin, ndërsa 73 abstenuan, duke përfshirë Brazilin, Indinë dhe Afrikën e Jugut. Jo të gjitha shtetet anëtare votuan.

Në mars, 141 anëtarë të Asamblesë së Përgjithshme votuan për të dënuar pushtimin e Rusisë dhe 143 vende në tetor votuan për të dënuar përpjekjen e aneksimit të pjesëve të Ukrainës nga Moska.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65788 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE