Të kapur dorë për dorë, ky është çifti më i ri i showbizit (FOTO)
vovalbania
November 15, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Një çift i ri thuhet se i është shtuar showbizit. Aktori Pete Davidson dhe modelja Emily Ratajkowski, po përflitet se janë bashkë.
Ish-komediani i SNL, 28 vjeç, dhe modelja, 31 vjeç, thuhet se janë e ‘pëlqejnë vërtet njëri-tjetrin’.
“Ata kanë folur për disa muaj pasi u takuan nga miq të përbashkët”, tha një burim për Us Weekly.
Më tej, bëhet me dije se Pete pas një romancë të bujshme me Kim Kardashian, 42-vjeçe ‘e pëlqen sa inteligjente është Emily’.
“Pete e bën Emily-n të qeshë dhe atij i pëlqen sa inteligjente është ajo”, vazhdoi të thotë burimi.
Çifti fillimisht ndezi thashethemet për romancë pasi u panë të kapur dorë për dorë në një takim në Brooklyn të shtunën mbrëma.