Kush është modelja e njohur që i tha “Jo” ftesës së Big Brother Vip
Big Brother VIP Kosova ka bërë tashmë zyrtare datën e fillimit të spektaklit.
Është mësuar se më datë 5 dhjetor do të nis aventura e personazheve VIP, që për 100 ditë do të ngujohen në shtëpinë e vëzhguar nga telekamerat.
Teksa janë zbuluar tashmë disa prej emrave që do të jenë pjesë e spektaklit, duket se ka pasur nga ata që edhe e kanë refuzuar ftesën. Ish-missi Afërdita Paqarada ka qenë e ftuar për të qenë pjesë edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova.
Por ajo i ka thënë “Jo” ftesës së këtij spektakli, për shkak të angazhimeve në jetën profesionale, falë bukurisë së saj, kishte arritur dekada më parë të zgjidhet si më e bukura e Kosovës dhe ende Aferdita na dëshmon që vitet janë vetëm numër për të.
Kujtojmë se Afërdita është bashkëshortja e dytë e politikanit Gazmend Abrashi me të cilin ka edhe dy fëmijë.