Lëshohet urdhër-arresti për biznesmenin e njohur, zbardhen detajet e operacionit më të fundit nga SPAK

vovalbania November 16, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lëshohet urdhër-arresti për biznesmenin e njohur, zbardhen detajet e operacionit më të fundit nga SPAK

SPAK ka ndërmarrë sot një aksion në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për BalkanWeb se në pranga ranë 5 persona. Ndërkohë, SPAK ka lëshuar 11 urdhër arreste, ndërsa është konfirmuar që 5 prej tyre tashmë në kërkim ndodhen jashtë territorit shqiptar.

Po ashtu mësohet se mes personave që është lëshuar urdhër-arrest është dhe biznesmeni Mirel Mërtiri. Operacioni është zhvilluar nga Byroja Kombëtare e Hetimit dhe Operacionalja. Aktualisht, vijon kontrolli në disa prej banesave të të skeduarve nga SPAK.

Kujtojmë se deri më tani për çështjen e inceneratorëve janë arrestuar ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka dhe ish-deputeti i PS-së, Alqi Bllako, ndërkohë që Klodian Zoto dhe Stela Gugallja janë në kërkim.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65242 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE