Do të ketë një propozim për martesë? Zbuloni të ftuarit e kësaj jave në “Më lër të flas”!
“Më lër të flas” është një nga programet më të ndjekura të momentit, i cili moderohet nga Romeo dhe Donald Veshaj e këtë sezon të dytë deri më tani kanë pasur shumë sukses me puntatat e zhvilluara. Faqja zyrtare e “Më lër të flas” në Instagram ka publikuar trailer-in e episodit të ri, duke na treguar kështu se kush do të jenë të ftuarit e kësaj të shtune.
Të ftuar këtë të shtunë do të jenë në pjesën e parë reperi i njohur, Fero dhe në pjesën e dytë këngëtari shumë i dashur për publikun, Ermal Fejzullahu, të cilët do të na tregojnë më shumë rreth jetës së tyre personale dhe për të na treguar shumë të pathënë. Shumë surpriza do të ketë këtë të shtunë, ku duhet të përgatitemi edhe për një propozim martese që askush nuk e priste dhe që do të na emocionojë të gjithëve.
I ftuari i parë në këtë episod të “Më lër të flas” ishte gazetari i njohur investigativ Artan Hoxha. Në një intervistë shumë më ndryshe nga sa jeni mësuar ta shihni, ai rrëfeu shumëçka.
Të ftuarit në pjesën e dytë të ‘Më lër të flas’ ishin modelja Trejsi Sejdini dhe fotografi Klevin Halili. Dyshja njihen për miqësinë e tyre të ngushtë dhe na treguan më shumë rreth saj dhe gjëra të tjera që nuk dinim më parë për ta.