Kush është Ines de Ramon, modelja bukuroshe që u pa në ‘krahë’ të aktorit Brad Pitt?
Së fundmi aktori i njohur, Brad Pitt është parë nën shoqërinë e një gruaje duke ndjekur koncertin e Bonos në Los Angeles, Kaliforni. Interesi u rrit pasi ai u pa mjaft i afërt me të gjatë koncertit. Gruaja në fjalë është Ines de Ramon, një modele amerikane dhe tashmë të gjithë po flasin për një romancë të supozuar mes tyre.
Ish-bashkëshorti i Angelina Jolie duket se e ka kaluar ndarjen me aktoren dhe tashmë Ines de Ramon është në zemrën e tij. Ajo është një modele amerikane dhe dizajnere bizhuterish. Ajo është gjithashtu, në moshën 29-vjeçare, e diplomuar në administrim biznesi nga Universiteti i Gjenevës dhe një dietologe nga Instituti i të ushqyerit Integrativ.
Në punën e saj aktuale, dizajn bizhuterish, ajo ka punuar në vende të tilla të njohura si departamenti i bizhuterive Christie dhe dyqani zviceran i bizhuterive De Grisogno, sipas profilit të saj në LinkedIn. Kërcimi i saj në qendër të vëmendjes së publikut erdhi kur ajo filloi një lidhje romantike me aktorin Paul Wesley. Ata u ndanë këtë vit.
Kujtojmë se prej disa kohësh po përflitej se supermodelja Emily Ratajkowski ishte në një romancë me yllin hollivudian Brad Pitt. Për shumë kohë Emily ka qëndruar e heshtur por së fundmi zgjodhi t’i japë fund spekulimeve duke deklaruar se është një mami single dhe e lumtur.