Më në fund ka një blerës për fshatin spanjoll i cili nuk u kthye kurrë në një destinacion turistik!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Më në fund ka një blerës për fshatin spanjoll i cili nuk u kthye kurrë në një destinacion turistik!

Një fshat spanjoll, 3 orë larg Madridit, që ishte nxjerrë në shitje për shumën e 260 mijë eurove, është blerë nga një person, identiteti i të cilit është zbuluar. Sipas toledodiario.es, fshati Salto de Castro është tashmë në pronësi të ndërtuesit Óscar Torres, administrator i grupit Faos, i cili ka qëllim që ta bëjë këtë fshat një hapësirë turistike.

Fshati i quajtur Salto de Castro ka 44 shtëpi, një kazermë policie, një fushë futbolli dhe është i vendosur shumë pranë kufirit me Portugalinë. Ky fshat u ndërtua shumë vite më parë për shkak të ndërtimit të një hidrocentrali dhe pas mbylljes së tij, banorët nisën të largoheshin duke e braktisur atë.

Pronarët e fshatit synonin ta kthenin në një destinacion turistik, por hoqën dorë nga projekti i tyre, duke e nxjerrë në shitje. Ata u shprehën se që prej publikimit të njoftimit në internet, të interesuarit ishin të shumtë.

Pronari e bleu fshatin në fillim të viteve 2000, me synimin për ta kthyer në një pikë turistike. Megjithatë, kriza e eurozonës pengoi lulëzimin e planit. “Pronari kishte ëndrrën për të pasur një hotel këtu, por gjithçka u pezullua,” tha Ronnie Rodríguez, nga Royal Invest, kompania që përfaqëson pronarin. “Ai do të donte ende që projekti të realizohej”.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE