Pas akuzave për sulm seksual, Marilyn Manson i frikësuar për karrierën e tij!
Së fundmi Marilyn Manson ka deklaruar se karriera e tij është në rrezik pasi 15 gra e akuzuan atë për sulm seksual vitin e kaluar. Këngëtari tha në dokumentet e reja ligjore se kërcënimet në internet e bëjnë atë të ndihet i dëshpëruar dhe se gjithashtu është i shqetësuar se dikush do të dëmtojë bashkëshorten e tij të dytë, Lindsay Usich.
Marilyn konfirmoi se u përjashtua nga kompania e tij diskografike dhe se ishte i përjashtuar gjithashtu nga mbledhjet sociale të Hollivudit. Ylli i muzikës rok pretendon se nuk mund të bëjë turne, nuk mund të publikojë librin dhe shfaqjet e tij të artit janë shtyrë për një kohë të pacaktuar.
Ish e fejuara e tij Evan Rachel Wood doli në shkurt 2021 me pretendimet se ai abuzoi emocionalisht, fizikisht dhe seksualisht gjatë marrëdhënies së tyre 7-mujore. Pretendimet u detajuan në serialin dokumentar të Amy J.Berg Phoenix Rising, i cili u shfaq premierë në mars në HBO. Më pas katër gra të tjera, ish-asistentja e tij Ashley Walters; modelja Ashley Smithline, aktorja e Game of Thrones Esmé Bianco dhe një anonime ‘Jane Doe’ ngritën padi kundër Manson.
Deri më tani, një gjykatës ka hedhur poshtë padinë e Walters. Prokurori Geroge Gascon tha se:
Është ende nën hetim nga Departamenti i Sherifit të Qarkut të Los Anxhelosit. Nuk është dorëzuar ende në zyrën tonë. Të jeni të sigurt se ne po kërkojmë përditësime të rregullta mbi statusin e këtij hetimi.