Ulen lehtë çmimet e karburanteve në vend/Ja sa do të kushtojnë nga sot!

vovalbania November 17, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ulen lehtë çmimet e karburanteve në vend/Ja sa do të kushtojnë nga sot!

Pësojnë një ulje të lehtë, çmimet e karburanteve në vendin tonë. Në mbledhjen e një dite më parë, referuar tregjeve ndërkombëtare dhe bursës Platts, Bordi i Transparencës vendosi uljen me dy lekë të çmimit të naftës, duke u tregtuar me 221 lekë për litër. Nga mesdita, kyr hyjnë në fuqi çmimet e reja, benzina do të shitet me 204 lekë për litër nga 209 që përcaktonte vendimi i mëparshëm. Çmimi i gazit është 73 lekë për litër, vetëm një lek më pak.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Nëntor 2022 kanë ndryshime të çmimit nga ai i përcaktuar në mbledhjen e fundit. Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 16.11.2022, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 950, -29 nga data 11.11.2022, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 1025, -5 nga data 11.11.2022, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje në 112.38 (-1.65 nga data 11.11.2022).

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë:

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 221 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 209 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 73 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 61 lekë/litër për automjetet.

Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 127 lekë/litër.

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 17 Nëntor, ora 12.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE