Regjisori i njohur Quentin Tarantino e ka përgjigjen e prerë kur e pyesin për filmin më të mirë që ka bërë ndonjëherë!
Regjisori i njohur Quentin Tarantino beson se “Once Upon a Time in Hollywood” është filmi më i mirë që ka bërë ndonjëherë.
Njerëzit më kanë pyetur ndër vite se cili film është i preferuari im. Unë gjithmonë them se ata janë të gjithë fëmijët e mi, por me të vërtetë mendoj se ‘Once Upon a Time in Hollywood’ është filmi më i mirë që kam bërë ndonjëherë.
Filmi u publikua në vitin 2019 dhe tregon historinë e aktorit Rick Dalton (Leonardo DiCaprio) dhe Clif Booth (Brad Pitt). Të dy shkojnë në Los Angeles për të “pushtuar” industrinë e filmit të Hollywoodit. “Once Upon a Time in Hollywood” fitoi 40 milionë dollarë gjatë fundjavës së parë të shfaqjes, ndërsa Instituti Amerikan i Filmit e quajti atë një nga filmat më të mirë të atij viti.
Në intervistën për Variety, Tarantino foli edhe për cilësinë e filmave që janë të njohur tani.
Edhe pse kam parë më së shumti filma gjatë viteve të tetëdhjeta, mendoj se ajo ishte periudha më e keqe në historinë e Hollywood-it. Ajo mund të krahasohet vetëm me gjendjen aktuale të industrisë së filmit.
Rikujtojmë, se pas më pak se shtatë minutash në një intervistë të nxehtë mes Kanye “Ye” West dhe Piers Morgan në “Piers Morgan Uncensored”, reperi bëri pretendime se regjisori Quentin Tarantino dhe Jamie Foxx “i morën atij idenë” për konceptin e filmit të tyre të vitit 2012 “Django Unchained”. West tha se ai kishte një ide të ngjashme kur fillimisht kishte ideuar videoklipin muzikor për këngën e tij të vitit 2005 “Gold Digger”, e cila përfshin Foxx.
Pas këtyre pretendimeve të reperit ka ardhur reagimi i regjisorit Quentin Tarantino i cili ka mohuar gjithçka. Aktori u shfaq së fundmi në “Jimmy Kimmel Live” dhe prezantuesi e pyeti: “Kanye West tha se atij i lindi ideja për “Django Unchained”. Ai deklaroi se kur po bënte videon “Gold Digger” me Jamie Foxx jua prezantoi si video dhe më pas ju e kopjuat