Përmbytjet me viktima në Shkodër, reagon Yuri Kim: E pikëlluar; mbështetje sipas nevojës
Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka reaguar lidhur me situatën e përmbytjeve shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Kim shpreh pikëllimin e saj dhe ngushëllimet për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre.
Mes të tjerash Ambasadorja Yuri Kim shkruan se ambasada mbetet e gatshme të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.
“Jemi të pikëlluar për vdekjen dhe dëmet që rezultuan nga përmbytjet shkatërruese në veriun e Shqipërisë. Shprehim ngushëllime për familjet e atyre që humbën njerëzit e tyre të dashur dhe respekt për guximtarët shqiptarë që ndihmojnë bashkëqytetarët e tyre. Ne jemi të gatshëm të ofrojmë mbështetje sipas nevojës.”
Pas 16 orësh kërkime në Shkodër, sot në Bogë u gjetën trupat e pajetë të Pjetër Rushajt e djalit të tij, makina e të cilëve u rrëmbye dje nga rrjedha e ujit në vendin e quajtur “Grykë Lugje” në Shkrel të Malësisë së Madhe. Në automjet gjendej edhe vajza e 50-vjeçarit, e cila fatmirësisht arriti të shpëtonte.
Lajm në përditësim…