Kush është personi i veçantë për Bora Zemanin që feston sot ditëlindjen?
Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Ditën e sotme një person shumë i veçantë për Borën feston ditëlindjen dhe është pikërisht nëna e saj. Moderatorja nuk ka nguruar të postoj një foto me të në Instastory dhe të shkruaj disa fjalë emocionuese për t’i uruar ditëlindjen publikisht.
Edhe 100 vite për njeriun më të bukur në jetën time! Je dashuri, forcë, energji pozitive… shembulli më i mirë që mund të kisha në jetë! Të dua mam! Ermira Zemani e mira ime
Prej fillimit të spektaklit “Dancing with the Stars”, i cili moderohet nga vetë Bora dhe moderatori i njohur Eno Popi, moderatorja ka qenë shumë e angazhuar me punën, ama si nëna e një fëmije Bora arrin të gjejë kohën e nevojshme për t’ja përkushtuar djalit të saj, Arborit. E teksa pak ditë më parë, si një ditë e diel, duket se nënë e bir kanë kaluar shumë kohë së bashku duke biseduar e këtë Bora ka dashur ta ndajë me ne, duke postuar disa foto në Instagram.