Moti i keq shkakton vonesa në portin e Durrësit: Tragetet e linjës Durrës-Bari nuk do nisen sonte!

vovalbania November 22, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Moti i keq shkakton vonesa në portin e Durrësit: Tragetet e linjës Durrës-Bari nuk do nisen sonte!

Kapiteneria e portit të Durrësit ka njoftuar se si pasojë e motit të keq, tragetet e linjës Durrës-Bari nuk do të nisen sonte sipas orarit.

Nisja e tyre është parashikuar të bëhet ditën e nesërme në orën 05:00 të mëngjesit. Ndërsa tragetet nga Bari do të nisen sonte në orën 22:00 dhe parashikohet të mbërrijnë të nesërmen në orën 07:00 të mëngjesit.

Ministria e Mbrojtjes ka dhënë detajet më të fundit lidhur me situatën në qarqet e prekura nga përmbytjet të shkaktuara si pasojë e reshjeve intensive. Sipas njoftimit të bërë, situata tashmë paraqitet e normalizuar dhe kishte pasur tërheqje të ujit nga disa banesa në Shkodër duke ulur numrin e personave të evakuuar.

Ndërsa në Lezhë, në 4 banesa ka ende prani të ujit. Ndërkohë niveli i të gjithë lumenjve është në kuota nën nivelin kritik. Por ministria bën me dije se situata do të monitorohet pa ndërprerje edhe në orët në vijim.

Akset rrugore në të gjithë vendin paraqiten përgjithësisht të lira për qarkullimin e automjeteve

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65713 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE