Ambasadori amerikan në Beograd, Hill: Çështja e targave të shtyhet edhe për një vit!
vovalbania
November 23, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill tha se çështja e targave ilegale serbe në Kosovë duhet të shtyhet për një vit dhe t’i kushtohet vëmendje zgjidhjes së çështjeve kyçe mes dy vendeve.
Hill, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve në Beograd, deklaroi se në Kosovë duhet të gjendet zgjidhje afatgjatë dhe se ai territor duhet të ketë perspektivën e pozicionit ndërkombëtar.
Sipas EuronewsSerbia, Hill ka thënë se serbët në Kosovë duhet të kenë një perspektivë se si do të jetë jeta e tyre dhe si do ta jetojnë atë.
“Ky rajon ka nevojë që të qetësohen gjakrat”, tha Hill.
Ai shtoi se situata në Kosovë duhet të qetësohet që edhe atje të krijohen kushtet për ndërtimin e Qendrës Bioteknologjike dhe Zhvillim.