Firmosi zgjatjen e kontratës me Manchester City, Guardiola: Nuk mund të isha në vend më të mirë!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Firmosi zgjatjen e kontratës me Manchester City, Guardiola: Nuk mund të isha në vend më të mirë!

Pep Guardiola, trajner i Manchester City-t deri në vitin 2025. Ka qenë vetë klubi anglez që ka zyrtarizuar zgjatjen me dy vite të tjera të kontratës së teknikut spanjoll, ndërsa ajo aktuale përfundonte në qershor të vitit të ardhshëm.

Përvoja e deritanishme e Pep Guardiolës te Manchester City konsiderohet mjaft e suksesshme. Deri më tani ai ka fituar 11 trofe të rëndësishëm, duke përfshirë katër nga pesë titujt e fundit të Premier League-s.

Në të gjitha garat, trajneri ka fituar 271 nga 374 ndeshjet që ka drejtuar, pra përllogaritet se ka pasur sukses të plotë në 72.4% të tyre. City ka shënuar 921 gola gjatë kësaj periudhe, me një mesatare prej 2.46 golash për ndeshje.

Guardiola, me 374 sfida në krye të “Cityzens” është i dyti në këtë aspekt pas Les McDowall, i cili qëndroi në stolin e City-t në 587 ndeshje në vitet 1950-1963.

Pas zyrtarizimit të marrëveshjes së re me Manchester City-in, për faqen e klubit anglez, Pep Guardiola dha një deklaratë ku shprehu falënderime, duke vlerësuar qëndrueshmërinë e skuadrës.

Jam shumë i kënaqur që do të qëndroj te Manchester City edhe për dy vite të tjera. I falënderoj të gjithë në klub, që më besuan. Jam i lumtur dhe ndihem mirë. Këtu kam gjithçka që më nevojitet për ta bërë punën time sa më mirë.

Unë e di se kapitulli tjetër i këtij klubi do të jetë i mrekullueshëm për dekadën e ardhshme. Kjo ka ndodhur gjatë dhjetë viteve të fundit dhe do të ndodhë në dhjetë vitet e ardhshme, sepse ky klub është shumë i qëndrueshëm.

Unë kam besim se mund të arrijmë më shumë së bashku dhe kjo është arsyeja pse unë dua të qëndroj e të vazhdoj të luftoj për trofe.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65768 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE