KQZ: Mbi 50% e partive politike pa adresa të sakta/Nuk dorëzojnë pasqyra financiare!

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
KQZ: Mbi 50% e partive politike pa adresa të sakta/Nuk dorëzojnë pasqyra financiare!

Sot në një tryezë konsultimi mbi financimin e partive politike të organizuar me Institutin Demokratik Amerikan, NDI, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ngriti një problematikë për partitë politike. Sipas KQZ-së, mbi 50% e tyre nuk kanë adresa të sakta e nuk dorëzojnë pasqyra financiare. Drejtuesja e sektorit financiar, Valbona Ballgjini:

Partitë politike kanë detyrimin të nënshkruajnë deklaratën e dhurimit me të gjithë dhuruesit dhe modelet janë të miratuara nga KQZ, si dhe të bëjnë prezent të gjithë dhuruesit. Nëse pranojnë marrjen e dhurimeve, kandidatët duhet të kenë llogari të posaçme e deklarohen në KQZ.

Një ndryshim tjetër që pësoi Kodi Zgjedhor ka ulur shumën e shpenzimeve të një subjekti zgjedhor apo kandidati. Nga dhjetë, jo më shumë se tre herë se shuma e subjektit që përfiton nga buxheti zgjedhor. Një subjekt zgjedhor nuk mund të shpenzojë më shumë se trefishin e vlerës më të lartë që ka përfituar subjekti për fushatën zgjedhore nga buxheti i shtetit.

Të gjitha subjektet zgjedhore kanë detyrimin që brenda 60 ditëve nga dalja e rezultatit përfundimtar, të dorëzojnë pasqyrat e tyre financiare, përfshirë të ardhurat e shpenzimet e çdo kandidati.

Një tjetër ndryshim në Kodin Zgjedhor është edhe portali i denoncimeve ku mund të denoncohet për financimin e partive politike. Sa i përket monitorimit të fushatave zgjedhore bëhet nga monitorues të përzgjedhur nga KQZ-ja. Ata monitorojnë partitë politike dhe sjelljen e administratës lidhur me fushatat zgjedhore 4 muaj përpara.

Ndërkohë, Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi solli në vëmendje se vazhdojnë të kenë dyshime lidhur me komponentë të aspektit rregullator të financimit të partive politike, të sjelljes së mediave apo të institucioneve.

Jo të gjithë dhe jo njësoj e kemi të qartë në lidhje me atë se kush do të financojë kë, sa është vlera e financimit, çfarë lejohet në kuptim të sasisë dhe llojit të financimit apo të mbështetjes apo materialeve të partive politike. Akoma nuk kemi një qartësi në lidhje me kufijtë që ka media në lidhje me raportimin dhe pasqyrimin e veprimtarive elektorale apo të subjekteve politike zgjedhore në tërësi. Si ndërtohet raporti financiar ndërmjet medias dhe subjekteve zgjedhore? Si pasqyrohet kjo marrëdhënie dhe çfarë pasojash ka qoftë për partitë politike qoftë dhe për mediat, në raste se këto aspekte rregullatore nuk respektohen?

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65249 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE