Një lajm i mirë në horizont! Ju mund t’i luftoni dhimbjet menstruale nëpërmjet ushqimit, thotë studimi i ri!
Rreth 85% e vajzave ndiejnë fryrje, ngërçe dhe dhimbje barku gjatë periodave të tyre dhe për disa, problemet mund të zgjasin me vite. Dr. Stephanie Faubion, drejtoreshë e Qendrës për Shëndetin e Grave në “Mayo Clinic” në Florida tha në një deklaratë:
Meqenëse dhimbja menstruale është një shkak kryesor i mungesës në shkollë për vajzat adoleshente, është e rëndësishme të eksplorohen opsionet që mund të minimizojnë dhimbjen. Por ka rregullime të sjelljes që vajzat dhe gratë e reja mund të bëjnë për të reduktuar dhimbjen, sipas një analize të re studimesh. Modifikimi i dietës mund të jetë një zgjidhje relativisht e thjeshtë që mund të sigurojë lehtësim të konsiderueshëm për to.
Studimi, i prezantuar së fundmi në takimin vjetor të “North American Menopause Society”, hulumtoi lidhjen midis dietës dhe dismenorresë, termi mjekësor për periodat e dhimbshme. Autorja kryesore, Serah Sannoh, tha për CNN se u interesua për këtë temë për shkak të dhimbjeve të saj menstruale, e cila e ka vuajtur që nga adoleshenca.
Kam gjetur se dietat e pasura me ushqime inflamatore si mishi, vaji, sheqernat, kripërat dhe kafeja kontribuojnë në një rrezik të shtuar të dhimbjes gjatë menstruacioneve të një gruaje.
Anëtarja e bordit të NAMS Dr. Monica Christmas thotë:
Shumë nga gjërat që të rinjtë pëlqejnë të hanë janë shumë inflamatore. Por nëse shkoni në një dietë anti-inflamatore me fruta, perime, vaj ulliri, si dieta mesdhetare, do të keni më pak ngërçe.
Ngrënia e ushqimeve inflamatore vetëm shton shqetësimin, kanë gjetur studimet. Ushqimet shumë të përpunuara dhe me shumë sheqer dhe ushqimet e yndyrshme janë fajtorët kryesorë. Një studim tjetër i vitit 2018 i studentëve të kolegjit spanjoll zbuloi se gratë që pinin kola dhe hanin mish kishin më shumë gjasa të vuanin dhimbje gjatë ciklit të tyre sesa gratë që hanin më shumë perime dhe fruta. Në fakt, një studim i vitit 2020 zbuloi se gratë që hanin më pak se dy porcione fruta në ditë kishin më shumë gjasa të vuanin nga dhimbjet gjatë ciklit të tyre menstrual.