Pse u mërzitën Deborah dhe Niko kur u larguan nga “Dancing With The Stars”?

vovalbania November 23, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse u mërzitën Deborah dhe Niko kur u larguan nga “Dancing With The Stars”?

Të ftuar në emisionin “Pardon My French” ditën e sotme kanë qenë Deborah Keçi dhe Niko Spiro, çifti i cili javës që kaloi përfundoi rrugëtimin në spektaklin “Dancing With The Stars”. Ata arritën që për shtatë javë të provonin disa disiplina të ndryshme kërcimi dhe të jepnin makismumin e tyre me performancat dhe padjeshkat e vështira.

Pse u mërzitën Deborah dhe Niko kur ikën nga “Dancing With The Stars”?

Deborah: Nuk kam asnjë lloj kompleksi për ta thënë, nuk mërzita por ndoshta pata atë zhgënjimin e parë sepse në çdo gjë që unë kam bërë puna ime është shpërblyer deri diku. Unë sigurisht nuk kam pasur asnjëherë objektivin për të fituar ‘Dancing’ apo për të shkuar në finale por kam besuar që me punë që kishim bërë duhet të kishim ecur edhe pak më gjatë për atë çfarë kemi dhënë krahasismisht edhe me konkurrentët e tjerë. Për këtë u mërzita. Unë jam një njeri që e kam shumë bezdi që të vlerësohem kur nuk e meritoj dhe po ashtu kam shumë bezdi që mos të vlerësohem aq sa kam punuar për t’u vlerësuar. 

Niko: Unë u mërzita shumë me thënë të drejtën. Ideja është që fillova ta kuptoja edhe pas ‘dance-off’ unë jam kërcimtar dhe shoh çdo gjë dhe po ta shikosh video-n unë jam i fokusuar tek këmbët gjatë gjithë kohës. Kërcyen shumë mirë Julka dhe Silvester por mendoj që ne kërcyem më mirë dhe realisht u mërzita shumë.

Deborah: Unë kam bërë kërcime që e kam kuptuar vetë që kam gabuar dhe ishte nga ato kërcime që të paktën ishte ekzekutuar saktë. Besoj që ishte një koreografi e kompletuar. 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE