Serbët protestojnë për gjobat në veri të Kosovës, “getoja e Kurtit”!
Pasdite në Mitrovicë të Veriut gratë serbe të Kosovës protestuan në sheshin “Car Lazar”.
Në refuzim të shkallëzimit të vendimit për targat marshuan me thirrjen siç e quajtën ato daljen nga “getoja e Kurtit”.
Gratë serbe u shprehën se po bëhet terror nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti.
“Na ndaluan ambulancat, arrestuan drejtuesit e ambulancave, na morën barnat dhe mjetet mjekësore, penguan furnizimin e përditshëm me barna dhe mjete mjekësore në institucionet tona shëndetësore dhe kështu na e vështirësuan luftën për çdo jetë njerëzore.”– tha Gordana Saviq – ish-këshilltare e Kuvendit Komunal, Mitrovicë e Veriut
Serbët në protestë kërkuan edhe ndihmë nga vendet evropiane pasi që sipas tyre jetojnë nën frikë.
“Po i drejtohem Evropës, botës dhe gjithë komunitetit ndërkombëtar, po i drejtohem të gjitha vajzave studente në Evropë dhe botë, dua të ju pyes e dini sa e vështirë është të ndiqni leksionet nën frikën se dikush mund t’i ndërprejë a e dini sa e vështirë është të mësoni nën zhurmën e sirenave, të mësonin nën frikës se policia special do të ndërprejnë mësimin, duke e ditur që po na targetojnë çdo ditë. Derisa kolegët tonë po mendojnë për karrierën ne duhet të mësohemi për të mbrojtur të drejtat tona.”- tha Jovana Smegic – studente
Mes tjerash gratë kërkuan edhe paqe duke thënë që nuk duan t’i rrisin fëmijët me idenë e barrikadave.
“Prej këtu sot i lutemi të gjithë shenjtorëve, i lutemi të gjithë pushtetarëve, lutemi për paqe, liri, për fëmijët tanë për edukimin e tyre të lirë. Ne lutemi që të mos na pyesin nëpër shkolla se çfarë janë mitingjet, çfarë janë barrikada. Mjaft me geto, mjaft burgje, mungesa e lirisë, dhimbja dhe lutja jonë do të hapnin qiellin.” Do të hapte të gjitha dyert në të cilat duhet të trokasim.”– tha Slavica Radosavljević – mësuese
Kjo është protesta e parë që ka paralajmëruar Lista Serbe, meqë të tjerat do të jenë para insitucioneve nga të cilat u dorëhoqën javë më parë.