Banka e Shqipërisë: Bizneset dhe qytetarët po paguajnë më shumë kredi

vovalbania November 24, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Banka e Shqipërisë flet për rritjen e çmimeve të energjisë: Sfida jonë kryesore!

Këstet e kredive si për bizneset dhe për qytetarët kanë rezultuar më të shtrenjta gjatë 3 muajve të fundit. Banka e Shqipërisë raporton se norma mesatare e interesit për kreditë në lekë për biznese në tremujorin e tretë rezultoi 6.2%, nga 5.5% që ishte në tremujorin e kaluar.

Rritja e interesit këtë tremujor ka prekur të dyja kategoritë e kredive, ku veçanërisht interesi për kreditë me shuma deri 35 mln lekë ka regjistruar rritje të vazhduar prej fillimit të vitit. Aktualisht, kjo është edhe kategoria ku rritja e normës bazë është transmetuar më shpejt, duke qenë se kushtet për këto kredi janë më të standardizuara dhe fuqia negociuese e bizneseve është e kufizuar.

Për shkak të inflacionit të lartë kreditë për blerje shtëpie kanë rënë ndjeshëm. Sipas Bankës së Shqipërisë flukset tremujore të kredisë hipotekore ishin rreth 35% më të ulëta se një tremujor më parë, po kështu në ngadalësim ishte edhe kredia e re për këtë qëllim.

Interesi mesatar i kredisë për individë është rritur për të tretin tremujor radhazi.

Ai rezultoi 7.6% në tremujorin e tretë, nga 6.8% që ishte mesatarisht në dy tremujorët paraardhës. Kjo ecuri është konfirmuar edhe nga bankat, të cilat evidentojnë rritjen e shpejtë të normave të interesit, shtrëngimin e përgjithshëm të kushteve të kreditimit, si dhe pritshmëritë.

Gjithashtu ka pasur përkeqësimin e të ardhurave dhe aftësisë paguese, veçanërisht për individët me të ardhura më të ulëta.

Inflacioni pritet të pësojë një rritje të edhe përgjatë dy muajve të mbetur të këtij viti çka do të detyrojë bankën që të rrisë përsëri normën bazë të interesit e cila tashmë është 2.75% duke shtrenjtuar më tej kreditë.

Gjatë vitit të ardhshëm niveli i inflacionit pritet të stabilizohet.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65784 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE