“Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025”, Veliaj pret përfaqësuesit 4 qyteteve finaliste: E ardhmja u përket të rinjve
Qyteti ukrainas, Lviv, mori mbrëmë titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025”. Përfaqësuesit e qyteteve finaliste, Lviv, Tromso dhe Izmir, u pritën edhe nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, të cilëve u dhuroi Kullën e Sahatit në shenjë mirënjohjeje.
Teksa, uroi qytetin fitues, Veliaj dha mesazhin se me apo pa titull, e rëndësishme është që e ardhmja janë të rinjtë dhe se ata duhet të bashkëpunojnë dhe të krijojnë ura lidhëse mes vendeve, e të përçojnë mirëkuptim dhe paqe e jo luftë.
“Me ose pa titull, e ardhmja u përket të rinjve dhe në qoftë se ne e fillojmë që sot këtë bashkëpunim, fillojmë që sot të lidhim këto ura, i fillojmë që sot këto shkëmbime, kemi një mundësi të jashtëzakonshme për të ardhmen. Ajo që ne mësuam nga viti i rinisë ishin jo vetëm infrastruktura fizike, në shkolla, në konvikte, në politikat tona për Kartën e Studentit, politikat tona për ta dhënë transportin falas, politikat për të reduktuar çmimet e strehimit, janë politika që mund të zbatohen edhe në Norvegji, edhe në Spanjë, edhe në Turqi. Kështu që, në këtë sens, të gjithë kemi çfarë mësojmë nga njëri-tjetri. Tirana është një vend i hapur, Shqipëria ju mikpret”, u shpreh Veliaj.
Ditën e djeshme kryebashkiaku Veliaj priti edhe kryetarin e Bashkisë së Fuenlabrada-s, Francisco Javier Ayala Ortega, qyteti i katërt finalist për titullin “Kryeqyteti Evropian i Rinisë 2025”.