Ronaldo, një tjetër rekord, i vetmi në histori që ka shënuar në 5 Botërorë të ndryshëm
Cristiano Ronaldo shkruan një tjetër faqe të pashlyeshme në historinë e futbollit. Në ndeshjen kundër Ganës, CR7 fitoi dhe konvertoi penalltinë e avantazhit provizor 1-0. Kaq mjaftoi që ai të bëhet lojtari i vetëm në botë që ka shënuar në 5 Botërorë. Për Cristiano Ronaldon është goli i 8-të në fazën finale të Kupës së Botës.
Në 2006 një gol kundër Iranit, në 2010 ai shënoi kundër Koresë së Veriut, në 2014 një tjetër gol kundër Ganës. Pastaj në 2018 ishte Kupa e tij më e mirë personale, me 4 gola ( tre ndaj Spanjës dhe një Marokut).
Para se të godiste dhe të shënonte penalltinë, Ronaldo puthi topin dhe sapo hyri në portë shpërtheu gjithë gëzimin e tij, në një moment delikat. Nga ana tjetër, këto janë ditë të komplikuara dhe me tension të lartë për CR7, pas intervistës së zjarrtë ndaj Ten Hag dhe Manchester United.
Intervista pati pasojë përfundimin me efekt të menjëhershëm të kontratës së tij në Old Trafford. Praktikisht, Ronaldo po luan Botërorin e tij të fundit si i papunë. Por ai ende nuk e ka humbur zakonin e tij për të shënuar…
Ronaldo lë pas Pele, Seeler, Klose dhe Messi
Në këtë pikë Ronaldo kalon Pelé, gjermanët Uwe Seeler dhe Miroslav Klose plus Leo Messi. Këta të fundit kanë mposhtur portierin kundërshtar në 4 Botërorë të ndryshëm. Vlen të theksohet se kampioni portugez është aktualisht pa skuadër pas përfundimit të kontratës me Manchester United. Gjithsesi edhe pse është pak muaj pas ditëlindjes së tij të tridhjetë e tetë, ai ka një të ardhme për të shkruar.