Papa Françesku: Të bëhen lëshime për t’i dhënë fund luftës me Rusinë!
Udhëheqësit ukrainas do të duhet të marrin “vendime largpamëse” për të siguruar paqen, tha ditën e sotme Papa Françesku, i cili në një letër të hapur vlerësoi forcën e ukrainasve përballë sulmit rus.
“Bota ka njohur një popull të guximshëm dhe të fortë, një popull që vuan dhe lutet, qan dhe lufton, reziston dhe shpreson; një popull fisnik dhe martir”, shkroi ai.
Papa vazhdoi duke sugjeruar se liderët në Ukrainë do të duhet të bëjnë lëshime për t’i dhënë fund luftës me Rusinë, teksa tha se mbi ta qëndron detyra për të qeverisur vendin në kohë tragjike dhe për të marrë vendime largpamëse për paqen dhe zhvillimin e ekonomisë gjatë shkatërrimit të infrastrukturës jetike.
Javën e kaluar, presidenti Volodymyr Zelenskyy tha se Ukraina ishte gati për paqe, por vetëm me kushtet e saj që do të rivendosnin mbi të gjithë territorin e pushtuar.