Pas fushatës së Balenciaga-s e cila ngjalli reagime të ashpra në rrjet vjen reagimi i supermodeles Bella Hadid!
Së fundmi, marka prestigjioze e modës, Balenciaga, ka kërkuar falje dhe ka tërhequr fushatën e festave të fundvitit, pasi ngjalli reagime të mëdha dhe të ashpra në rrjet. Në këtë reklamë shfaqen dy vajza të vogla, që mbajnë arusha pellushi, të lidhur me disa litarë që u konceptuan nga shumë persona si veshje robërie. Dokumentat duket se janë një çështje gjyqësore për pornografinë e fëmijëve.
Në imazhe të tjera nga fushata, personazhe të famshëm, përfshirë supermodelen Bella Hadid dhe aktoren Nicole Kidman, reklamonin modelet më të fundit të shtëpisë së modës për të rriturit. Mirëpo, Hadid e fshiu imazhin mes reagimit të ashpër me të cilin u përball marka.
Megjithëse Bella e hoqi fushatën e re nga rrjetet e saj sociale, fansat kritikuan lidhjen e saj me markën duke lënë komente #cancelbalenciaga në postimet e mëparshme që promovonin një bashkëpunim të fundit të Balenciagas dhe Adidas me modele kryesore pikërisht Bella-n.
Megjithatë, në një deklaratë të postuar në Instagram Stories, Balenciaga kërkoi falje duke thënë:
Ne kërkojmë një falje të sinqertë për çdo ofendim tonin. Çantat tona prej pellushi nuk duhet të ishin paraqitur me fëmijë në këtë fushatë. Ne e kemi hequr menjëherë fushatën nga të gjitha platformat.
Ndërkaq, rikujtojmë se revista e njohur, GQ, ka shpallur së fundmi modelen Bella Hadid si personalitetin e njohur që ka më së shumti stil. Modelja u cilësua si një “mjeshtre e stilit” që di të kombinojë në mënyrë të përsosur rrobat që zakonisht vishen nga meshkujt. Bukuroshja mbajti sfilata për shtëpi të shumta luksoze të modës, duke përfshirë Bvlgari, Balenciaga, Dior e Versace.