Shtimi i rasteve me COVID, ekonomia kineze merr goditje të rëndë!

vovalbania November 25, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Shtimi i rasteve me COVID, ekonomia kineze merr goditje të rëndë!

“Numri i infeksioneve të reja me koronavirus e që po regjistrohet çdo ditë në Kinë është trefishuar gjatë dy javëve të fundit, për të arritur nivelin më të lartë që nga ditët e para të pandemisë, rreth tre vjet më parë”. Kështu raportoi sot Komisioni Shëndetësor në Pekin, ndërsa një gjë e tillë po ndikon negativisht edhe në ekonominë e dytë në botë.

Komisioni vendosi numrin ditor të infeksioneve të reja në 32 mijë e 700, me valën e re që i atribuohet variantit Omicron. Kufizimet e lëvizjes janë në fuqi në qytetet e mëdha, përfshirë Pekinin, Guangzhounë, në Kinën Jugore e që është goditur keq, si dhe Chongqingun.

Në kryeqytetin kinez, restorantet, shumë biznese dhe shkolla mbeten të mbyllura, me vetëm supermarkete dhe tregje të tjera ushqimore ende të hapura. Shumë punonjës punojnë nga shtëpia. 21 milion banorëve të Pekinit u është kërkuar të qëndrojnë në shtëpi sa më shumë që të jetë e mundur.

Analistët në grupin financiar të Japonisë “Nomura” vlerësojnë aktualisht se më shumë se një e pesta e ekonomisë së Kinës është goditur nga bllokimet, dyfishi i shifrës në muajin e kaluar.

Të enjten, pra një ditë më parë, infeksionet e reja arritën nivele më të larta se ato që u panë në muajin prill të këtij viti, kohë kur u vendos një bllokim i rreptë në Shangai për dy muaj. Kina vazhdon të ndjekë një strategji “zero COVID-19”, një qëndrim që siç edhe dihet tashmë, është braktisur prej kohësh në shumicën e vendeve.

Pak viza u lëshohen atyre që dëshirojnë të hyjnë në Kinë dhe njerëzit që hyjnë duhet të kalojnë pesë ditë ose më shumë në hotele speciale.
Protestat kanë shpërthyer kundër masave ndërsa vlerësohet se autoritetet lokale janë nën presion të madh financiar. Blerësit që hyjnë në supermarketet e Pekinit duhet të tregojnë një test negativ të kryer në kohët e fundit.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65790 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE