Statistika të frikshme nga SHBA, 600 të shtëna masive në një vit!
Për të tretin vit radhazi, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar më shumë se 600 të shtëna masive në një vit, sipas të dhënave të organizatës jofitimprurëse “Arkivi i dhunës me armë” (GVA), dhe numri total i të vrarëve nga armët e zjarrit ka arriti në 39,816.
Sipas organizatës, deri më tani këtë vit, ka pasur 609 krime në të cilat katër ose më shumë persona, pa llogaritur personin e armatosur, janë qëlluar – duke e vënë SHBA-në në rrugën e duhur për të arritur në 675 të shtëna masive deri në fund të vitit.
Gazeta Hill kujton se vitin e kaluar janë regjistruar rreth 690 të shtëna masive në të gjithë SHBA-në, që është një rritje nga 610 në 2020 dhe 417 në 2019.
Në fillim të kësaj jave, pesë persona u vranë në një të shtëna masive në klubin e natës “Q” në Kolorado Springs dhe gjashtë të tjerë u vranë të mërkurën në “Walmart” në Chesapeake, Virxhinia.