Bora zbardh fshatin turistik të Dardhës, nuk ka probleme me qarkullimin
vovalbania
November 27, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Në zonat malore të Korçës kanë nisur reshjet e borës. Reshjet për momentin kanë përfshirë fshatin Dardhë në lartësinë mbi 1600 m.
Reshjet kanë qenë të lehta dhe nuk ka pasur probleme në lëvizjen e mjeteve, nisur edhe nga fakti që në fundjavë zona është shumë e frekuentuar nga vizitorët.
Sipas të dhënave nga Autoriteti Rrugor, firmat koktraktore janë në gatishmëri me mjete, kripë dhe skorje, pasi parashikohet që reshjet të jenë të pranishme edhe në orët vijuese.
Këshillohet për drejtuesit lëvizje me shpejtësi të reduktuar dhe përdorim të gomave dimërore.