Londra: Ushtria ruse po përballet me mungesë municionesh

vovalbania November 27, 2022 0 koment 4 Mund të lexoni në minuta.
Londra: Ushtria ruse po përballet me mungesë municionesh

“Rusia me shumë gjasë po heq kokat bërthamore nga raketat e vjetra bërthamore me vetëdrejtim dhe po i përdor ato për të goditur Ukrainën”, njoftoi sot Ministria britanike e Mbrojtjes në një postim në Twitter duke iu referuar zhvillimeve më të fundit mbi sulmin rus ndaj Ukrainës.

Ministria britanike e Mbrojtjes theksoi se imazhet satelitore tregojnë mbetjet e një rakete me vetëdrejtim të rrëzuar nga sistemet kundërajrore. Raketa e prodhuar në vitet 1980 mund të jetë mbushur me materiale të rënda metali për të zëvendësuar peshën e kokës bërthamore, thuhet në raportin e ministrisë britanike të mbrojtjes. Ndonëse raketa mund të shkaktojë dëme nga shpërthimi i karburantit dhe energjia kinetike, ajo nuk ka gjasa të jetë e efektshme në goditjen e objektivave të synuara. Por, këto lloje raketash mund të përdoren nga Rusia për të vënë në grackë forcat ajrore të Ukrainës, thuhet në raport. Pavarësisht synimit të përdorimit të tyre, zyrtarët britanikë të mbrojtjes thonë se kjo thekson faktin se arsenali i armëve të ushtrisë ruse po pakësohet.

Ndërkohë, kryeministrat e Polonisë, Lituanisë dhe Ukrainës zhvilluan një takim trepalësh sot në Kiev. Mateusz Morawiecki dhe Ingrida Simonyte u pritën nga Denys Shmyhal në kryeqytetin ukrainas në Ditën e Përkujtimit të Holodomorit, gjatë të cilës nderohen miliona viktima të urisë së viteve 1932–33.

Kryeministri polak Mateusz Morawiecki bëri homazhe për viktimat duke vendosur lule në Monumentin e Viktimave të Urisë së vitit 1933. Në nëntor të vititi 1932, udhëheqësi sovjetik Joseph Stalin urdhëroi policinë të konfiskonte drithin dhe gjedhet nga fermerët e ukrainas, duke shkaktuar vdekjen nga uria të miliona fshatarëve ukrainas në vitin pasues.

Ndërkohë, presidenti Volodymyr Zelenskiy të premten kritikoi kryebashkiakun e Kievit për punën e dobët lidhur me ngritjen e qendrave emergjente të strehimit për banorët që mbetën pa ngrohje për shkak të sulmeve ruse ndaj infrastrukturës energjetike të vendit.

Për shkak të sulmeve ruse ndaj sistemit të prodhimit të energjisë, Ukraina ka krijuar mijëra të ashtuquajtura “qendra të pathyeshme” ku njerëzit mund të kenë qasje në ngrohje, ujë, internet dhe telefona celular.

Në një fjalim në mbrëmje, zoti Zelenskiy tha se kryebashkiaku i Kievit Vitali Klitschko dhe zyrtarët e tij nuk kishin bërë mjaftueshëm për të ndihmuar banorët.

“Fatkeqësisht, autoritetet lokale nuk kanë bërë punë të mirë në të gjitha qytetet. Në veçanti, ka shumë ankesa në Kiev. Më shumë punë duhet bërë në këtë drejtim”, tha ai, duke thënë se nuk ka nivel të mirë shërbimi në shumë qendra të Kievit.

“Banorët e Kievit kanë nevojë për më shumë mbështetje. Shumë prej tyre kanë mbetur pa energji për 20 apo edhe 30 orë. Ne presim punë cilësore nga zyra e kryebashkiakut”, shtoi ai.

Presidenti Zelenskiy gjithashtu kritikoi ata që ai tha se kishin gënjyer në raportet e tyre zyrtare, por nuk dha detaje. Më shumë se 4000 qendra strehimi janë ngritur deri më tani.

Këto kritika janë të pazakonta pasi zoti Zelenskiy është përpjekur të kultivojë një imazh të unitetit kombëtar gjatë luftës dhe zakonisht i ka lavdëruar zyrtarët ukrainas.

Vitali Klitschko, një ish-boksier profesionist 51-vjeçar, u zgjodh kryebashkiak i Kievit në vitin 2014. Zyra e tij nuk ka bërë ende asnjë koment mbi deklaratat e presidentit.

 

 

 

 

 

Ukraina dhe Rusia shkëmbejnë sërish të burgosurit

Rusia dhe Ukraina kanë njoftuar se kanë kryer një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, gjatë të cilit u liruan dymbëdhjetë ukrainas dhe nëntë rusë.

“Një tjetër shkëmbim i robërve të luftës. Ne arritëm lirimin e dymbëdhjetë (ukrainasve). Ushtarët tanë, të cilët mbronin Mariupolin, Çernobilin (centralin bërthamor) dhe ishullin e Gjarprit, po kthehen në shtëpi”, tha në Twitter shefi i shtabit të presidentit ukrainas, Andriy Yermak, më 26 nëntor.

Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes njoftoi se nëntë rusët e kapur ishin liruar “si rezultat i procesit të negociatave”.

Që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës në muajin shkurt, Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer disa herë të burgosurit e luftës.

 

 

 

Mister në rrugën Berat-Lushnjë, shoferi dhe pasagjeri zhduken pas aksidentit të rëndë, shpallen në kërkim nga policia
schedule
21:29 – 26 Nëntor, 2022

link
Një makinë tip Mercedez Benz është përplasur mbrëmjen e së shtunës me trafikandarësen në rrugën nacionale Berat- Lushnjë, në “Rotondon e Moravës”.

Si pasojë e përplasjes së fortë mjeti është shkatërruar. Por diçka misterioze ka ndodhur pas aksidenti.

Abc mëson se pas përplasjes mjeti është braktisur në rrugë dhe nuk dihen ende shkaqet e braktisjes dhe kush ka qënë në drejtimin e tij.

 

 

Burimet policore bëjnë me dije se pas mbërritjes së policisë në vendngjarje mjeti u gjet i braktisur dhe dhe me dyer të hapura.

Policia ka rrethuar menjëherë perimetrin dhe po punon për identifikimin e shoferit, ndërkohë që një grup ekspertësh është duke ekzaminuar mjetin nga brenda pasi nuk mund të shpjegohet braktisja e mjetit pas përplasjes.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se mjeti rezulton i marrë me qira në qytetin e Durrësit por ende nuk dihet identiteti i shoferit.

Të njëjtat burime konfirmojnë se dëshmitarët në vendngjarje kanë deklaruar se pas përplasjes, nga mjeti kanë dalë shoferi dhe një pasagjer, të cilët janë larguar me vrap nga vendngjarja.

Nuk dihen ende arsyet e largimit të dy shtetasve nga mjeti. Ndërkohë që nga Spitali Rajonal Berat konfirmohet se nuk ka mbërritur asnjë i plagosur apo i lënduar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE