Prekëse! I ati në paraburgim, vajza e Jakup Krasniqit shkon në Hagë për t’u fejuar
vovalbania
November 27, 2022
0 koment
1 Mund të lexoni në minuta.
Vajza e Jakup Krasniqit, Gresa, ka shkuar në Hagë për ceremoninë e fejesës së saj për të qenë më afër babait të saj.
Ajo, përmes Instagramit teksa njofton për fejesën, thotë se këtë ia kishte premtuar babait të saj.
“E sollëm ceremoninë e fejesës tek ti Babi, se të kisha premtu që në jetët tona mbase padrejtësitë mund të jenë të mëdha, por festat bashkë do i bëjmë! “Në të mirë e në të keq, gjithmonë bashkë”, është betimi që në heshtje i bëmë njëri-tjetrit. Ti këtë betim më dhe ditën që linda, e unë këtë betim të dhashë diten që fillova te flas. Në të mirë dhe në të keq, fillimisht me ty e pastaj me më të dashurit e mi!”.- shkruan ajo në postimin e bërë në ‘Instagram’.