Pse Fjoralba Ponari nuk ishte prezente në ‘babyshower-in’ e Einxhel Shkirës?

vovalbania November 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Pse Fjoralba Ponari nuk ishte prezente në ‘babyshower-in’ e Einxhel Shkirës?

Fjoralba Ponari, një nga prezantueset më të ëmbla dhe të pëlqyera u njoh fillimisht për publikun si këngëtare për zërin e saj të mrekullueshëm në ‘The Voice of Albania’. Më pas, bukuroshja nisi të bashkëprezantojë në “E Diell” ku në fakt u bë shumë e njohur për audiencën e gjerë. E tanimë prezanton programin më të ndjekur të humorit “Portokalli” dhe një emision të sajin me shumë emocione “Më thuaj një dëshirë”.

Ditën e djeshme një nga mikeshat e saj më të mira moderatorja, Einxhel Shkira organizoi festën e saj të ‘babyshower’, por që nga videot dhe pamjet u duk se Fjoralba nuk ishte prezente. Ndjekësit e kanë pyetur moderatoren se përse mungonte në festën e mikeshës së saj dhe Fjoralba ka treguar arsyen. Për shkak të xhirimeve të programit të humorit “Portokalli”, ku një nga moderatoret është vetë Fjoralba,  kjo e ka penguar që të jetë pranë shoqes së saj në këtë ditë shumë të rëndësishme për të, por që nga ana tjetër Einxhel e ka mirëkuptuar këtë.

jo dhe pse më qan shpirti! Jemi me xhirime këtej nga portokallia. Ajo e di si është puna në tv!

 

Tashmë të gjithë e dinë se prej kohësh Fjoralba dhe Einxhel Shkira kanë një shoqëri shumë të mirë me njëra-tjetrën dhe për këtë shumë prej ndjekësve i drejtojnë pyetje njërës për tjetrën.  Dihet se tashmë çështja e shtatëzanisë së Einxhel prej kohësh është shumë në vëmendje e nga kurioziteti i të gjithëve edhe Fjoralba merr pyetje të shumta në rrjete sociale për këtë. Kështu ka ndodhur edhe së fundmi në një ‘Ask’ të zhvilluar në Instagram, ku ndjekësit e kanë pyetur se çfarë dhurate ka menduar  për bebin e Einxhel dhe bukuroshja është përgjigjur.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65818 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE