Sherri i bujshëm me Einxhel Shkirën, Kejvina Kthella zbulon arsyen e debatit

vovalbania November 27, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherri i bujshëm me Einxhel Shkirën, Kejvina Kthella zbulon arsyen e debatit

Kejvina Kthella ka folur për herë të parë për sherrin e bujshëm me Einxhel Shkirën. Në vitin 2019, Kejvina dhe Oriola Marashi u konfliktuan fizikisht me moderatoren. Asokohe, u raportua se ata kishin shkuar poshtë shtëpisë së moderatores për t’u sqaruar por debati degradoi në sherr fizik.

Kejvina iu rikthye kësaj ngjarje në një intervistë në “D-Night” duke mohuar zërat e atëhershëm se sherri ndodhi për një djalë. Ajo është shprehur se nuk ka asgjë me Einxhelin, madje e ka harruar si ngjarje duke shtuar se nuk do e kishte aspak problem t’i rregullonin marrëdhëniet.

“Nuk është se ka qënë ndonjë gjë. Troç fare një budallallik, asgjë me rëndësi. Nuk ka lidhje fare me çfarë është përfolur në lidhje me meshkujt. Këtë gjë unë e kam shprehur edhe më përpara. Na ka ndodhur të gjithëve që në një moment kemi dashur t’i shkëpusim marrëdhëniet, por unë e kam harruar besoj edhe Einxheli.
Nuk e kam problem fare t’i rregulloj marrëdhëniet, unë e kam harruar atë gjë, besoj se dhe Einxhel. Ajo po shijon jetën e saj dhe më bëhet qejfi që është mirë dhe e lumtur“, tha Kejvina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65789 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE