E veshur me kostum popullor, Nora Istrefi i mahnit të gjithë në 110-vjetorin e Pavarësisë!
Nora Istrefi njihet për pamjen e saj gjithmonë shumë seksi. Jemi mësuar ta shohim gjithmonë shumë të kuruar dhe jo pak herë na befason me ‘look-un’ e saj si në këngë, ashtu edhe në daljet televizive që për hir të së vërtetës nuk i ka të shumta.
Ditën e sotme, me rastin e 110- vjetorit të Pavarësisë shumë shqiptarë ndër ta edhe personazhe VIP kanë postuar në rrjete sociale urimin e tyre për këtë festë kombëtare. Një veprim të tillë e ka bërë edhe Nora, e cila ka postuar në Instagram disa foto e veshur me një kostum popullor shqiptar dhe ka shkruar urimin e saj për të gjithë shqipatrët.
Urime 28 Nëntorin të gjithë shqiptarëve
E teksa vetëm mbrëmjen e djeshme, Nora publikoi ‘Ciao’ me tekst të shkruar nga Yll Limani dhe kënga i dedikohet një dashurie të humbur, ku mes të tjerash në një pjesë të tekstit, bukuroshja i bën ‘të fala’ dashurisë së re.
Së fundmi e ftuar në “Më lër të flas” ishte Nora Istrefi. Për herë të parë pas një kohe të gjatë ku divorci i saj me Robert Berishën ishte një ndër lajmet më të diskutuara në showbiz, më në fund këngëtarja rrëfeu gjëra që nuk i dinim.
Mirëpo, edhe pse Nora u shpreh se nuk ka pasur diçka të re në jetën e saj private, nga ana e Robertit jo vetëm që ka pasur, por dhe lidhja e tij me bukuroshen e quajtur Laureta u bë publike kudo në rrjete sociale, madje vetë ky i fundit e pranoi publikisht në “Pardon My French”. Pak pasi u bë publike, burime pranë çiftit konfirmuan se janë ndarë, madje dyshja fshinë dhe fotot me njëri-tjetrin por duket se ka një ribashkim. Ka qenë vetë Roberti që ka postuar një foto ku shfaqet duke mbajtur duart në makinë ku qartazi duket dora e një vajze që nuk ka zgjedhur t’i bëjë ‘tag’, por mbishkrimi na ngre dyshimet se mund të jetë pikërisht Laureta.