Naomi Watts e revoltuar me qëndrimin seksist të Hollywood-it: “Te gratë rrudhat konsiderohen si shenjë e plakjes, ndërsa te burrat…”!
Aktorja e njohur britanike Naomi Watts kujdeset për dietën e saj, stërvitet, por ende nuk i është nënshtruar ndonjë operacioni plastik. Por, ndërkohë ajo ka shprehur se:
Nuk e përjashtoj që të kem një operacion në të ardhmen. Do ta kisha bërë tashmë, po ta dija që më pas do të dukesha më mirë, pa ndryshuar tiparet e mia.
Watts është zgjedhja e parë e regjisorëve kur bëhet fjalë për rolet e grave të torturuara, duke rijetuar humbjet e tyre personale ose duke rrezikuar në skenë të bien viktimë e ndonjë vrasësi gjakatar. 54-vjeçarja deklaron se është mërzitur në mënyrë të padurueshme nga komeditë romantike me histori të zbukuruara, që nuk kanë asnjë lidhje me realitetin.
Një nga gjërat e para që i thanë kur shkeli për herë të parë në Hollywood ishte se karriera e saj do të zgjaste deri në moshën 40-vjeçare, sepse atëherë rolet e mira do t’i kthenin shpinën.
Më shqetëson fakti që rrudhat tek gratë konsiderohen si shenjë e plakjes, ndërsa tek meshkujt thuhet se i shtojnë sharmin dhe pjekurinë. Do të bëj gjithçka që të ndryshoj përfundimisht këtë qëndrim seksist të Hollivudit. Nëse është e nevojshme, do t’i anashkaloj apo edhe do t’i thyej rregullat.