Një “mal” me rroba dhe makina të vjetra, shkretëtira ku shkarkohen plehrat e të gjithë botës!

vovalbania November 28, 2022 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Një “mal” me rroba dhe makina të vjetra, shkretëtira ku shkarkohen plehrat e të gjithë botës!

Së fundmi, shkretëtira Atakama (Atacama) në Kili është shndërruar në një varrezë për plehrat e të gjithë botës, ku male me rroba, makina të vjetra dhe këpucë janë lënë aty në mëshirë të fatit.

AFP raporton se vetëm vitin e kaluar, aty janë zbrazur mbi 46 mijë tonë rroba nga Shtetet e Bashkuara, Europa dhe Azia. Edhe makinat e përdorura janë shndërruar një problem. Numri i tyre është rritur ndjeshëm në Kili në vitet e fundit dhe kur iu përfundon “cikli”, ato braktisen aty, duke shkatërruar peiaazhin dhe ekosistemin. AFP Patricio Ferreira, kryebashkiaku i qytetit Alto Hospicio, thotë se:

Nuk jemi më vetëm koshi i plehrave për vendin tonë, por për të gjithë botën.

Atakama shtrihet mes Andeve dhe brezit malor pranë bregdetit kilian, çka pengon lagështirën që vjen nga Oqeanet Atlantik dhe Paqësor. Por edhe pse është një prej vendeve më të thatë në botë, 1 milionë vetë e quajnë këtë territor shtëpinë e tyre. Sipas ekspertëve, plehrat e depozituara aty po shkatërrojnë jetët e tyre. Aktivistët thonë se problemi kryesor janë rrobat, pasi sipas tyre ato janë të mbushura me kimikate që duan rreth 200 vite për t’u tretur dhe mund të shkaktojnë dëme të mëdha në tokë, ajër dhe ujin nëntokësor.

Pjesa më e thatë e shkretëtirës është rajoni Yungay, pranë qytetit Antofagasta, ku flora dhe fauna janë të rralla, por mikroorganizmat e gjetur po ndihmojnë shkencëtarët të kuptojnë sesi mund të jetohet pa ujë dhe pa burime ushqimore. NASA vlerëson se ky rajon është vendi më i ngjashëm në planetin tonë me muajin Mars. Aty agjencia amerikane teston robotët e saj, të cilët më pas do të kryejnë udhëtimet ndërplanetare.

Në disa rripa toke të veçantë, brenda shkretëtirës, një herë në 5 apo 7 vite, shfaqet edhe një ekosistem i mbushur me lule shumëngjyrëshe, alga dhe kërpudha, të ndihmuara nga lagështia që, sado e pakët, mblidhet vit pas viti për shkak të mjegullës që krijohet aty. Pablo Guerrero, kërkues në Institutin e Ekologjisë dhe Biodiversitetit tha se:

Ekosistemi është aq i brishtë saqë çdo ndryshim i vogël mund të ketë pasoja të mëdha për të gjitha speciet që jetojnë këtu.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE